Kukësi me drejtor afrikan
me të kaluar te West Brom

Kukësi me drejtor afrikan<br />me të kaluar te West Brom
Në pritje të drejtorit të përgjithshëm të klubit, pas largimit të Dritan Dervishit, Kukësi emëron drejtorin e ri të marketingut. Ai quhet Causo Seidi, i lindur në Guinea Bissau, që për vite me radhë ka jetuar në Angli.

Madje në Mbretërinë e Bashkuar, Seidi ka punuar edhe në radhët e klubit të West Bromwich Albion, ku prej vitit 2012 ka kompletuar nivelin e parë dhe të dytë të trajningut, në kurset e organizuara nga Federata Angleze e futbollit.

Drejtori i ri i marketingut me prejardhje nga Afrika e ka bindur presidentin Safet Gjici me projektet e paraqitura, të cilat tashmë pritet të vihen në zbatim. Emërimin e Causo Seidi, te Kukësi e kanë cilësuar një lëvizje të rëndësishme në procesin e modernizimit të strukuturave të klubit dhe përthithjen e ideve europiane në hallkat e administratës.

Eksperienca e tij në futbollin anglez dhe te West Bromwich Albion në veçanti, vlerësohen si një hap i rëndësishëm përpara për klubin, që përveç rezultateve të rëndësishme sportive në vend dhe në arenën ndërkombëtare, tashmë kërkon të forcojë edhe markën e klubit jashtë fushave të lojës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm