Në javën e dytë të Kategorisë Superiore, ekipi i Kukësit  ka arritur të marrë një fitore të lehtë, por të vlefshme ndaj Teutës së Durrësit.

Pjesa e parë e ndeshjes, pavarësisht rasteve të shumta, u mbyll me rrjeta të paprekura. Por në pjesën e dytë ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka arriti të gjente golin.

Dy here ka qenë sulmuesi kroat Pejic ai që shënoi, duke u bërë kështu edhe njeriu i ndeshjes.

Pejic zhblloi rezultatin në minutën e 56, pasi arriti të shënonte nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Goli i tretë për verilindorët u shënua nga Grecën, duke vulosur përfundimisht rezultanin 3:0


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com