Kukësi përmbys Partizanin në
Tiranë, Vllaznia hap për mbijetesën

Kukësi përmbys Partizanin në<br />Tiranë, Vllaznia hap për mbijetesën<br>
Pikërisht kur u mendua se Partizani bëri fitoren e sezonit, Kukësi ka përmbysur gjithçka në pjesën e dytë dhe ka fituar 3-1 në “Selman Stërmasi”. Një fitore që e ngjit Kukësin në vendin e tretë, tashmë vetëm 3 pikë larg Flamurtarit të vendit të dytë.

Kampionët në fuqi kanë bërë një pjesë të parë më të mirë, por pikërisht kur po mbyllej pjesa e parë, Gojkoviç kalon në avantazh Partizanin. Në pjesën e dytë, Kukësi tregohet më superior. Në 65’, prishen ekuilibrat në fushë, kur Culum merr kartonin e dytë të verdhë dhe Partizani mebet me 10 lojtarë.

Një minutë më pas Kukësi arrin të barazojë me anë të Gurit. Pa kaluar as pesë minuta, Rustem Hoxha kalon në avantazh verilindorët, duke shokur tifozët e kuq, të cilët sërish e kanë bojkotuar ndeshjen, për shkak se policia u ka kërkuar kartat e identitetit në hyrje të stadiumit. Në fund, Guri shënon golin e kapitullimit të Partizanit, edhe pse Bakaj mori karton të kuq kur po zëvendësohej.

Në sfidën tjetër, atë të mbijetesës, Vllaznia ka mposhtur Teutën 2-0, duke bërë hapin më të madh të sezonit. Çinari në 27’ shënon golin e parë, ndërsa Malota me kokë dyfishon në 36’. Teuta ka luajtur mirë në pjesën e dytë, por pa arritur të gjejë rrjetën. Vllaznia tashmë lë pas pikërisht Teutën me 4 pikë dhe sheh për nga lart.

[gallery]25601[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron