Kukësi prezanton trajnerin serb
shpërthejnë tifozët: E neveritshme!

Kukësi prezanton trajnerin serb<br />shpërthejnë tifozët: E neveritshme!
Ekipi i Kukësit do të ketë trajner një serb.

Mladen Milinkoviç u prezantua këtë të shtunë nga drejtuesit e klubit verilindor, por kjo gjë nuk iu ka pëlqyer tifozëve kuksianë.

Ata e quajnë të neveritshme duke iu referuar faktit se Serbia kërkon të burgosë Ballist Morinën.

Milinkoviç ka lënë Luftëtarin të cilin e drejtoi se zonin e fundit dhe do u bashkohet kampionëve të Shqipërisë për të nisur aventurën e tij të re.

Faqja “Tifozat Kuksian” ka dalë hapur kundër drejtuesve të ekipit për të sjellë në skuadër këtë trajner.

“Ata duan ta fusin në burg heroin tonë… ne emërojmë tranjer, birin e tyre! E neverishtme!”, ka qenë një nga statuset e tyre i shoqëruar dhe me foto të Ballist Morinës dhe të teknikut serb. 

Por edhe faqe të tjera të Kukësit në rrjetet sociale kanë bërë ironi me emërimin e trajnerit të ri dhe rastësisë së dy lajmeve, të Ballist Morinës nga Kukësi që mund të ekstradohet në Beograd dhe emërimit të trajnerit serb tek Kukësi. 

Gjici prezanton Milinkoviç: Ka ardhur për 3 trofe
Trajneri serb është prezantuar sot rreth orës 11:00 të ditës së sotme dhe është njohur me kushtet e reja që i ka kërkuar Presidenti i Klubit të Kukësit, Safet Gjici.

49-vjeçari serb Milinkoviç, bëhët me dije se ka qenë nën vëzhgim nga Safet Gjici dhe padyshim shefi i Kukësit, ka qendruar në pritje të mbarimit të kontratës që kishte me ekipin e Luftëtarit për ta patur atë si timonier për sëzonin e ri në ekipin verilindor.

Milinkoviç bashkë me menaxherin e tij, u pritën nga Gjici në zyrën e këtij të fundit, ku mësohet të këtë patur biseda rreth largimeve dhe sjelljeve të reja në ekip. 

Gjici ka vendosur të investojë vetëm për stafin teknik afro 80 mijë euro në sezon dhe trajneri i ri i Kukësit Milinkoviç do marrë 5 mijë euro në muaj, ku duhet cilësuar së për një sezon ai merr plot 50 mijë euro neto në sezon.

Redaksia Online
n.j-l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

U liruan zyrtarë të korruptuar? Manja: Përgjigjet për amnistinë i marrin të enjten, s’ka asgjë për të fshehur

U liruan zyrtarë të korruptuar? Manja: Përgjigjet për amnistinë i marrin të enjten, s’ka asgjë për të fshehur