Kukësi, tifozët apel: Ulni çmimet
e biletave, pasi jemi të varfë

Kukësi, tifozët apel: Ulni çmimet<br />e biletave, pasi jemi të varfë
Pas hedhjes së shortit për Kupat e Europës, Kukësi ishte ekipi që u gëzua më shumë, pasi fati i vendosi përballë një kundërshtar relativisht të lehtë në plan të parë, si bjellorusët e Torpedo Zhodino sot në 18:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Nën kampionët e Shqipërisë janë ekip me eksperiencë, pasi janë të vetmit nga kampionati shqiptar që kanë kaluar, jo pak, por 3 ture në Europë dhe e dinë shumë mirë se cfarë duhet për të shkuar sa më larg. Frika e vetme për Kukësin lidhet me faktin nëse trajneri brazilian Marcelo Troisi dhe lojtarët që ka afruar do të përshtaten më së miri në kohë rekord, pasi kanë shumë pak kohë që luajnë së bashkë, pasi pjesën më të madhe të formacionit të parë presidenti Gjici e largoi.

Në portë Kukësi nuk do të jetë një nga heronjtë e dy edicioneve më parë, Argjend Halilajn, i cili u largua, ndërsa një tjetër emër me peshë që u la jashtë planeve ishte edhe Zeqiri. Për të shtyrë Kukësin drejt turit të dytë kanë menduar edhe tifozët që prej ditësh janë në përgatitje për organizimin dhe mbështetjen maksimale.

Formacioni dhe skema
Kukësi pritet që të luajë me skemën 4-4-2. Në portë pas largimit të Halilajt do të jetë Stazhilla, ndërsa përpara tij do të rreshtohen Hallaçi, Malota, Muça dhe Mici, që këtë edicion kanë prodhuar siguri.

Ndërsa në mesfushë për të mbështetur sulmin dhe thyer kundërshtarin do të jenë Musolli, Hasani, Flores dhe Hysa. Dilemat e teknikut brazilian duket se janë vetëm në repartin e sulmit, teksa sipas të gjitha shanseve Pejic do të jetë i vetëm në sulm dhe i mbështetur nga braziliani Carioka.

Tifozët
Kukësi rrezikon që ta shikojë stadiumin bosh sot, pasi tifozët janë shumë të pakënaqur me cmimet e biletave duke i kontestuar fuqishëm përmes rrjeteve sociale, por jo vetëm.

Në tribunën VIP biletat do të jenë 2 mijë Lekë, ndërsa në tribunën  D2 1 mijë Lekë. Kjo ka bërë që tifozët e Kukësit t’i drejtojnë një letër të hapur Presidentit Gjici duke i kërkuar ndërhyjë. “Çmimi i caktuar është shumë i lartë duke mare parasysh shumë faktorë, duke filluar që nga fakti se ndeshja luhet në një qytet tjetër dhe jo në Kukës,

duke marrë parasysh që gjendja ekonomike e qytetarëve të Kukësit nuk është aq e fuqishme për të përballuar çmimin e lartë të biletave( pa futur këtu transportin dhe shpenzimet ushqimore gjatë rrugës). Dhe pse ne e kuptojmë që futbolli është një biznes dhe si i tille duhen shfrytëzuar burimet e te ardhurave nuk është kjo rruga e duhur” mbyllet letra e tifozëve për Gjicin. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën