TIRANE - Kanë vendosur ta quajnë “Kukafshehti” ekspozitën e parë që adreson jetën dhe dashurinë e komunitetit gay aktivistët e aleancës kundër diskriminimit LGBT. Është e para ekspozitë që synon të shfaqë komunitetin dhe lidhjet e tij të forta me shoqërinë shqiptare në tërësi ne mënyrën e jetesës eroticizmit dhe mendimet e tyre. Kjo ekspozitë u hap sot në kuadër të ditës ndërkombëtare kundër homofobisë në Tiranë. “Jemi të vendosur të zhvillojmë çdo aktivitet që kishim parashikuar madje ju bëj thirrje disa politikanëve që kanë marrë një lloj superxhiroje se kjo gjë nuk i bën mirë askujt përkundrazi krijon debate konstruktive dhe krijon stres të panevojshëm”, u shpreh Kristi Pinderi përfaqësues i kësaj lëvizjeje.
Ndërkohë që ditën e sotme ky komunitet në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Italisë në Vlorë, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Drejtorinë Arsimore Vlorë, Bashkinë, Zyrën e Avokatit të Popullit, Bashkinë e Vlorës, Shoqatat PRO LGBT, organizuan një takim në ambientet e Teatrit “Petro Marko” në Vlorë. Takimin e çeli konsulli italian në Vlorë, Sergio Strozzi.
/Shqiptarja.com