Kukan kritikon PD: Po bllokoni
Vettingun, kthehuni në Kuvend

Kukan kritikon PD: Po bllokoni<br />Vettingun, kthehuni në Kuvend
Një anëtar i vjetër i PE-së akuzon Partria Demokratike që po bllokon reformat e para gjerësisht si jetësore për të mbajtur gjallë shpresat e vendit për tu anëtarësuar në BE.

Deputeti i qendrës i djathtë sllovak Eduard Kukan kritikoi rëndë pozicionin konkret të PD-së e cila, sipas tij, rrezikon të pengojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
 
Sulmi verbal i tij ka më tepër vlerë duke marrë parasysh se partia demokratike opozitare është një anëtar vëzhgues i Partisë Popullore Europiane, e njohur ndryshe si Kristiandemokrate, ku Kukan është drejtues.
 
Shteti i vogël në Ballkan me 3 milion banorë ka qënë kandidat për anëtarësimin në BE që nga 2014 dhe shpreson të nisë bisedimet këtë vit. Brukseli ka nxitur Shqipërinë të shpejtojë hapat e reformës gjyqësore dhe qeveria aktuale e PS-së po mundohet të prezantojë një reformë kyce në drejtësi.
 
Megjithatë, zbatimi i saj po pengohet nga PD-ja, pavarësisht hidhërimit të BE-së. Me PD-në që po bojkoton parlamentin, kjo rrugë pa krye ka hedhur dyshime edhe mbi zgjedhjet vendore të Qershorit.
 
Në një intervistë, Kukan tha për këtë faqe, "mbështes plotësisht të gjitha përpjekjet, që çojnë drejt zbatimit të reformës në drejtësi. U kam bërë thirrja disa herë politikanëve shqiptarë të vazhdojnë me ngritjen e organeve të vetingut dhe të nisin zbatimin e reformës.”
 
Kukan, reporteri kristiandemokrat për Shqipërinë në parlament, tha, "Koha është e një rëndësie thelbësore në këtë rast. Kam bërë thirrje vazhdimisht që opozita të rifillojë punën e saj në parlament në mënyrë që të ecet para me reformën e të kryhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme."
 
Eurodeputeti kristiandemokrat, anëtar i delegacionit të Parliamentit në Shqipëri, shtoi , "Do e përsëris veten sërish duke thënë që në sisteme demokratike betejat politike duhet të kryhen brenda institucioneve të ngritura për atë qëllim."  Komentet e tij u përkrahën nga socialisti gjerman Knut Fleckenstein, reporter i PE-së për Shqipërinë, i cili deklaroi, "Nuk mund të vlerësoj nëse përpjekja për të bllokuar reformën gjyqësore është arsyeja e pozitës aktuale të PD-së. Megjithatë, një reformë gjyqësore e bllokuar është patjetër rezultati, pasi parlamenti shqiptar nuk mund të vazhdojë punën për ngritjen e komisioneve të vetingut."
 
Ai tha, "Procesi i vetingut është thelbësor për besueshmërinë dhe efikasitetin e reformës gjyqësore. Që nga vera e 2014 Shqipëria ka qënë kandidat për anëtarësimin në BE e që atëherë ka bërë progres të vazhdueshëm. Miratimi i një reforme të gjerë gjyqësore ëstë një hap i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe të qënit një shtet modern. Më pak korrupsion, më pak krim i organizuar, janë tepër të rëndësishme për jetën e përditshme në Shqipëri."  Fleckenstein, lideri i Grupit të Aleancës Progresive Socialiste e Demokrate në PE, vazhdoi, "Megjithatë, ne nuk duhet ta shtyjmë vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit vazhdimisht."
 
Komente të mëtejshme vijnë nga Susanne Melior, një tjetër eurodeputete gjermane socialiste, e cila tha se Shqipëria duhet të nxitojë me reformën në drejtësi, duke qënë se është “kyçe” për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Melior, anëtare e delegacionit të parlamentit në Shqipëri,  tha, "Ndaj të njëjtin mendim me Knut Fleckensteinin mbi këtë cështje (bllokimin e reformës gjyqësore)."
 
Zbatimi i besueshëm i reformës në drejtësi është vendimtarë për avancimin e procesit të anëtarësimit në BE dhe nisjen e negociatave, mendon ajo. Kjo shkon në një drejtim me rezolutën e miratuar nga Parlamenti në Shkurt ku thuhej, "Deputetët e Parlamentit Europian mirëpresin progresin e Shqipërisë në reformat e lidhura me BE dhe përpjekjet e mëtejshme për të reformuar pushtetin gjyqësor. Duke përjashtuar kriminelët nga zyrat publike, duke mbrojtur informatorët dhe planet për rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorët dhe këshilltarët ligjorë premtojnë hapa përpara, eurodeputetët mbeten të shqetësuar për drejtësinë përzgjedhëse, korrupsionin, zgjatjen e procedurave gjyqësore në përgjithësi dhe ndikimin politik në çështjet hetimore e gjyqësore.”  
 
Rezoluta për Shqipërinë, e miratuar me 546 vota pro dhe 85 kundër, shënon rëndësinë e reformës në drejtësi, progres të mirë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Qershor.
 
Qeveria aktuale e Partisë Socialiste erdhi në pushtet në 2013 me një premtim për të pastruar gjykatat duke larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Pati një marrëveshje universale që kjo ishte thelbësore. Komisioni Europian e bëri të qartë që kjo ishte pengesa e fundit në rrugën drejt negociatave të anëtarësimit. "Shqipëria ka përmbushur të gjithë kushtet e tjera për nisjen e  negociatave të anëtarësimit dhe i vetmi kusht që mbetet për tu përmbushur është zbatimi i kësaj  reforme," deklaroi zyrtarisht Komisioni në Nëntor 2015.
 
Tetë muaj më parë, qeveria prezantoi një projekt reformë. Plani u hartua nga ekspertë të huaj, të këshilluar nga afër nga autoritetet ligjore të BE-së dhe SHBA-së. Ai paraqiste një proces për verifikimin e kualifikimeve të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 
Partia e Qendrës e Djathtë opoziare kundërshtoi, që në fillim. U ofruan kompromise, përfshirë përfaqësimin e përbashkët në organe të ndryshme që do të ngriheshin për ta mbikëqyrur vetingun dhe sistemin e emërimeve. Si pasojë, legjislacioni i reformës u miratua nga parlamenti shqiptar në Korrik, me mbështetjen e opozitës.
 
Por tani PD-ja i është kundërvënë sërisht dhe duke pasur 50% të përfaqësuesve në organet e reformës, ka mundur të pengojë progresin e mëtejshëm. Aktualisht po bojkoton vetë parlamentin, ka organizuar protesta duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, pavarësisht zgjedhjeve të planifikuara për në Qershor.
 
Lideri i PD-së Lulzim Basha, që mohon pengimin e reformës në drejtësi, së fundmi është akuzuar për thirrje për dhunë pasi nxiti “qytetarët të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve të shtetit.” Nëse shpallet fajtor; ai mund të dënohet me deri në tre vjet burgim.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0