TIRANË - "Puna e politikës shqiptare duhet përqendruar në ruajtjen e këtij momenti pozitiv në interes të vendit", i ka thënë kreu i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit të BE, Eduard Kukan kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë një takimi që patën sot në Tiranë.
Në këtë kontekst, Kukan mirëpriti rekomandimet pozitive të Komisionit Evropian për statusin e vendit kandidat dhe vuri në dukje rëndësinë e veçantë të Parlamentit si institucioni ku zhvillohet dialogu politik mes palëve.
Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian ndaj Shqipërisë dhe theksoi se integrimi evropian do të jetë prioriteti parësor i të gjitha institucioneve shqiptare.
Në këtë drejtim, Meta u shpreh se fokusi i punës së Kuvendit do të jetë krijimi i një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv, permes gjithëpërfshirjes dhe konsultimeve të hapura më të gjithë aktorët parlamentarë, institucionet e pavarura, shoqërinë civile dhe grupet e interesit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com