TIRANE- Presidenti i Republikës Bujar Nishani është takuar mbrëmjen e së hënës, me kreun e delegacionit të Parlamentit Europian, Eduard Kukan, i cili ndodhet në vendin tonë për takimin e 6-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutuan për rezultatet dhe pritshmëritë që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën në gjyqësor, funksionimin e institucioneve të zgjedhura demokratikisht dhe dialogut politik, rolin e shoqërisë civile dhe të medias.
Në fjalën e tij, Presidenti Nishani, pasi vlerësoi progres-raportin e KE, shprehu besimin se, bazuar në rekomandimin e këtij Raporti dhe qëndrimin e PE, KE do t`i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në takimin e dhjetorit.
Më tej, Presidenti nënvizoi se qeveria dhe institucionet shqiptare do të vazhdojnë reformat duke u përqendruar, në mënyrë të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe reformimin e gjyqësorit për të rritur efikasitetin bazuar në profesionalizëm, transparencë dhe pavarësinë e tij.
Nga ana e tij eurodeputeti Kukan, thesoi se “Shqipëria duhet të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të garantojë funksionimin e institucioneve të zgjedhura demokratikisht dhe vazhdimin e dialogut politik, për të bindur me prova të gjitha vendet anëtare të BE se zhvillimi i vendit është i qëndrueshëm”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com