TIRANE- Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian Eduart Kukan për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnia-Herzegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, vjen sot në Tiranë. 

Ai është i ftuar në Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë e cila do të çelë vitin e ri akademik 2013-2014. 

Paraditen e së hënës, rreth orës 09:45 kreu i Delegacionit të Parlamentit Europian, për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnia-Herzegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, Eduard Kukan do të zhvillojë një takim Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Kukan do të mbajë një ligjëratë në orën 13:30 minuta.

Redaksia Online
(e.s/sg/shqiptarja.com)