Zyrtarë të lartë ndërkombëtar kanë reaguar lidhur me ngjarjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku u dhunuan futbollistët e kombëtares sonë, teksa bëjnë apel që sporti  të mos ngatërrohet me politikën.

Kukan: Sporti jo zgjatim i politikës
Anëtari i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, përmes një postimi në Twitter, Kukan ripërsërit qëndrimin e tij, se sporti nuk duhet të jetë zgjatim i arenës politike.

“Më lejoni të përsëris atë që kam thënë gjithmonë: sporti nuk është zgjatim i arenës politike.” shkruan Kukan
 
Papulias: E trishtueshme kur politika ngatërrohet me sportin
Presidenti grek Karolos Papulias ka komentuar incidentin e ndodhur në stadiumin Partizani, të Beogradit.  Gjatë një takimi me zëvendës ministrin e Sportit, Papulias ka theksuar nuk duhet të shfrytëzohet sporti për ideologji të tilla e për të krijuar situata të rrezikshme. 

"Është e trishtueshme se çfarë ka ndodhur dhe kërkon shumë vëmendje, e për më tepër kur këto problemet krijohen tek sporti," theksoi presidenti grek.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)