KUKES - Policia në qytetin e Kukësit ka arrestuar sot në mëngjes 15 protestues mes tyre dhe nenkryetarin e Komunes Shtiqen Ymer Agani pas protestës së pasdites së djeshme, (5 tetor). Për mbi tre ore dhjetra protestues mbajtën të bllokuar rrugën nacionalë Kukës- Shishtavec e Kukës-Peshkopi dhe hynë në nënstacionin elektrik të qytetit, në shenjë proteste ndaj ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e CEZ.
Arrestimet janë kryer në banesat e tyre. Policia nuk jep detaje as dhe akuzën që rëndon mbi ta por thotë se operacioni i ndalimeve do të vazhdojë.
CEZ pretendon se banorët janë debitorë ndaj kësaj kompanie pasi nuk i kanë paguar faturat, ndërsa këta të fundit shprehen për të kundërtën. Korrespondeti ynë në Kukës, Bekim Lekica informon se edhe sot në mëngjes në orën 08:00 është ndërprerë energjia elektrike në komunën Shtiqen, Bicaj, Tërthorë.
Gjatë pasdites së djeshme (e premte 5 tetor) për gati një orë të vendosur brenda në nënstacionin elektrik, banorët kërkuan rikthimin e energjisë. Në nënstacion nuk ka pasur asnjë përfaqësues të Cez, përveç 6 punonjësve të policisë lokale. Këta të fundit të pafuqishëm ndaj turmës së protestuesve, rreth 400 banorë, nuk mundën të arrinin në negociata me ta, derisa banorët vendosën vetë të linin nënstacionin elektrik. Por as ky veprim nuk shënoi fundin e protestës pasi banorët ishin nisur drejt autostradës për të bllokuar rrugën nacionale.
Pas largimit të banorëve nga nënstacioni elektrik, Cez Shpërndarje stakoi energjinë duke lënë kështu pa drita, për rreth 3 orë, gjithë qytetin e Kukësit dhe gjysmën e rrethit të Hasit. Situata u shndërrua mjaft tensionuese gjatë bllokimit të rrugës nga ana e protestuesve pasi radhët e makinave që udhëtonin në këtë aks arritën deri në 8 kilometra. Udhëtarë të moshave të ndryshme pritën për orë të tëra në këtë aks, deri sa pas dy orëve protesta mbërritën forcat e para të policisë në vendngjarje. Gjatë zhvillimit të kësaj proteste u njoftua edhe për nisjen drejt vendngjarjes të forcave të FNSH-së.
Për më shumë se pas tre orësh Cez vendosi të rikthejë energjinë për qytetin e Kukësit dhe pjesën tjetër të qarkut të Hasit, veprim i cili i dha fund edhe protestës së banorëve të Kukësit duke zhbllokuar kështu edhe rrugën.
ÇFARE NDODHI DJE NE KUKES ORE PAS ORE

CEZ RIKTHEN ENERGJINE, BANORET NDERPRESIN PROTESTEN
Ora 22:34 Rreth tre orë pas protestave të banorëve të Kukësit për mungesën e energjisë, Cez Shpërndarje rikthen energjinë elektrike.
CEZ NE NENSTACION PER RIKTHIMIN E ENERGJISE ELEKRTIKE
Ora 22:00 Korespondenti i televizionit A1Report i cili është gjendur në vendin e ngjarjes që prej momentit kur banorët u futën në nënstacionin elektrik Kukës, për të protestuar ndaj Cez e cila sipas tyre me pa të drejtë i ka ndërprerë energjinë elektrike, thotë se Cez shpërndarje tashmë gjendet në nënstacion për të rikthyer energjinë. Sipas Cez banorët që po protestojnë aktualisht duke bllokuar rrugën e Kombit, atë të Kukës- Kukës-Shishtavec e Kukës-Peshkopi, janë debitorë ndaj kësaj kompanie. Protestuesit janë të bindur të qëndrojnë në mes të rrugës, edhe pse radhët e makinave kanë shkuar deri në 8 kilometra. Për shkak të pritjes së gjatë të udhëtarëve, janë krijuar situate konfliktuale mes tyre e protestuese, ndërsa në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen forca të policisë, por marrëveshja me protestuesit duket thuajse e pamundur. Për të sjellë nën kontroll situatën e krijuar për në vendngjarje janë nisur forcat e FNSH-së
NE VENDNGJARJA VIJNE FORCA TE POLICISE, PRITET EDHE FNSH-JA
Ora 21:20 Pranë protestuesve gjendet një patrullë policie, ndërkohë që gazetari Bekim Lekica njofton se pritet të vijnë edhe forca të FNSH-së, pasi situata mes protestuesve dhe udhëtarëve sa vjen e acarohet. Banorët e Kukësit hynë fillimisht me forcë në nënstacion, por duke parë se asgjë nuk po bëhej kundrejt kërkesave të tyre për rikthimin e energjisë, ata bllokuan rrugët, duke formuar kështu radhë të gjata rreth 8 kilometra të makinave me udhëtarë në këtë aks.
BLLOKOJNE EDHE RRUGEN KUKES-SHISHTAVEC E KUKES-PESHKOPI
Ora 20:37 Rreth 400 banorë kanë bllokuar edhe rrugën nacionalë Kukës- Shishtavec e Kukës-Peshkopi. Banorët janë të fshatit Nangë të komunës Bicaj.
Vijon të ketë incidente mes protestuesve dhe drejtuesve të automjeteve e udhëtarëve. Rreth 8 kilometra janë radhët e makinave të krijuara për shkak të bllokimit të rrugës nga ana e banorëve.
Prej 40 minutash tashmë, protestuesit kanë bllokuar rrugën e Kombit, atë nacionale Kukës-Shishtavec dhe rruga Kukës-Peshkopi. Ndërsa nga vendngjarja raportohet nga gazetari Bekim Lekica se nuk ka asnjë forcë policie apo instancë shtetërore. Gjatë protestave të banorëve fillimisht në nënstacionin, ndodheshin vetëm 6 policisë, të cilët edhe pse banorët janë nisur në drejtim të autostradës me qëllimin për ta bllokuar atë, nuk janë larguar nga nënstacioni.

BANORET LENE NENSTACIONIN, I DREJTOHEN AUTOSTRADES
Ora 20:00 Vetëm disa momente më parë (rreth orës 20:00) protestuesit lanë ambientet e nënstacionit elektrik, për tu nisur drejt autostradës. Ata janë shprehur se do të bllokojnë rrugën e Kombit. Konfrontime të shumta mes protestuesve dhe drejtuesve të automjeteve janë shënuar, ndërsa banorët shprehen të vendosur për të vazhduare protestën e tyre me bllokimin e rrugës. Ndërkaq, njoftohet se i gjithë qyteti i Kukësit është pa energji elektrike për shkak se Cez ka stakuar energjinë në nënstacionin elektrik.
BANORET BRENDA NE NESTACION
Ora 19:30 Edhe pse Cez njofton se për arsye sigurie të jetës së banorëve ë cilët gjendjet brenda në nënstacion, ka ndërprerë energjinë elektrike në të, korrespondenti në vendngjarje, Bekim Lekica, flet për të kundërtën. Ai shprehet se brenda nënstacionit gjithçka është e ndezur dhe se ka energji.
Banorët hynë me forcë në nënstacion ndërkohë që policia në vendngjarje po kryen bisedime për daljen e tyre, por gjendet e pafuqishme përballë turmës së protestuesve. Cez nga ana tjetër njofton se qytetarët të cilët po protestojnë janë të gjithë debitorë të cilët nuk kanë shlyer detyrimet duke mos paguar faturat.

(Në foto, drejtuesi i një automjeti në aksin e bllokuar dhe si pasegjere një zonjë e përgjumur)
Vetëm para dy ditësh banorët e komunës Shtiqen hynë në nënstacionin elektrik në Kukës pas ndërprerjes së energjisë elektrike nga Cez shpërndarje, e cila është shprehur më parë se banorët janë debitorë ndaj vjen dhe ndërprerja e energjisë nga ana e tyre. Kohët e fundit janë regjistruar protesta të shumta të banorëve jo vetëm para nënstacionit elektrik por edhe brenda tij duke u rrezikuar dhe jeta e tyre. Në të gjitha rastet ka qenë thuajse e pamundur edhe nga ana e policisë për të rënë në kompromis me banorët.
Lajmi u publikua fillimisht në orën 19:15 dhe ka qenë vazhdimisht në përditësim. Përditësimi i fundit ora 12:09 e dates 6 tetor 2012
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com