Një fëmijë 13-vjeçar është plagosur rëndë në vendin e quajtur “Meteor” në Shtiqen të Kukësit. Shkak është bërë përplasja me një makinë. Mësohet se fëmija është në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak. Më datë 25.07.2018, në aksin rrugor Kukës –Bicaj, në vendin e quajtur Meteor, është goditur nga një mjet shtetasi i mitur S.C., 13 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës.

I dëmtuari ndodhet në spitalin e Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i aksidentit.