Kukës, anëtari i Këshillit Bashkiak në protestë i vetëm ndaj prokurorëve, Elezi: Janë gjakpirës populli

Kukës, anëtari i Këshillit Bashkiak në protestë i vetëm ndaj prokurorëve, Elezi: Janë gjakpirës populli

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Basri Elezi në protestë

Në qytetin e Kukësit, anëtari i Këshillit Bashkiak Basri Elezi ka dalë mëngjesin e sotëm në protestë para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës kundrejt një dënimi sipas tij të padrejtë.

Elezi thotë që i është dhënë një dënim ku është shkelur kushtetuta. Ish-kryetari i Këshillit Bashkiak i ka quajtur gjyqtarët dhe prokurorët të korruptuar pasi është dënuar me para një muaji me 80 orë punë të detyrueshme për një dënim të 20 viteve më parë për leje qarkullimi.

Basri Elezi i ka bërë thirrje kryeprokurores Arta Marku për marrjen e masave kundrejt këtyre gjykimeve të padrejta ndaj tij.

Shpreh neveri për këto gjakpirsa të popullit tëpafajshëm. Gjykata dhe prokori me prokuror Rita Gjati, Etmond Karriçi, Isuf Shehu, Granit Çipi, shkelësit e kushtetutës, gjakpirësit e popullit, viktima e tyre jam edhe unë.

Shkruan anëtari i Këshillit Bashkiak Kukës, Basri Elezi në pankartën që mban në duar

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit