‘Kukës Arena’ emri i stadiumit të ri, Gjici: Gati për 3 javë, po kërkojmë sponsor gjeneral nga Dubai

Duhen edhe 2-3 javë që stadiumi i ri në Kukës të jetë i përfunduar duke bërë kështu një shtëpi dinjitoze për skuadrën e Kukësit. Ndërsa pritet shtrimi i tapetit të fushës dhe disa rregullime të tjera, kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici ka bërë të ditur ndryshimin e emrit të këtij stadiumi, ku nga “ Zeqir Ymeri” do të quhet “Kukës Arena”. Ndërsa tribunat e saj do të mbajnë emrat e futbollistëve që kanë bërë historinë në futbollin e qytetit.

“Stadiumi i ri që është në përfundim e sipër për 2-3 javë është i mbyllur. I kemi vendosur emrin “Kukës Arena” ndërsa Tribuna A do të jetë ‘Zeqir Ymeri’, pra Zeqir Ymeri është aty. Tribuna B është ‘Gramoz Palushi’. Tribuna përballë ‘Skëlzen Domi’, dhe anësore ‘Naim Hoxha’, tribuna pas porte ‘Sadik Zeneli’. Janë të gjithë personalitete të botës së futbollit. Kjo është shtëpia e re e futbollit. Nuk është hequr asnjë emër, por janë shtuar disa emra të personaliteteve të futbollit që do vënë nderin e futbollit të Kukësit”, tha Gjici.

Bashkia e Kukësit është në kërkim të një sponsori gjeneral nga Dubai, por ende nuk ka një përgjigje nga ata.

“Ashtu siç është stadiumi Kombëtar me një emër sponsor gjeneral ne kemi stadiumin tonë ’Kukës Arena’.Ne po synojmë që të kërkojmë sponsor gjeneral dhe nëse vijnë ata që kemi kërkuar nga Dubai do ishte fantastike. Nëse nuk do vijë atëherë “Kukës Arena” do të quhet tani e tutje “Stadiumi i Kukësit”, tha Gjici.

Prej më shumë se 1 viti “Zeqir Ymeri” i është nënshtruar një rikonstruksioni total dhe tashmë gjithçka është drejt përfudnimt ka përfunduar. Stadiumi është një investim prej afro 5 milionë euro dhe do ketë një kapacitet prej 8 mijë shikuesish dhe në të do të luhen përveç kompeticioneve kombëtare dhe ndeshjet e Kupave të Evropës.

I.K/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZIAI: 27/11/2021 16:56

    Shiko mos gje nai ktu afër o Gico, Po shko shum larg n'arabi, se ska me mbi bari fushes, se o shkretin atje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!