/ATSH/Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici zhvilloi një takim me banorët e fshatit Mamëz, të komunës Kolsh të rrethit të Kukësit, të cilët paraqitën kërkesat e tyre, ndaj kompanisë që shfrytëzon zonën, për nxjerrjen e hekur-nikelit, kompani kjo e liçensuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjetikës.
Banorët kanë kërkuar, që Prefekti Gjici të ulë në tryezën e bisedimeve kompaninë, Komunën dhe vetë ata, me qëllim që të shtohet numri i personave të punësuar, ndërkohë që të ndërhyet për problemet e shfaqura, pa lënë mënjanë mundësinë e dëmshpërblimit, për tokat që i'u shfrytëzohen, që nga koha e fillimit të punimeve, për shfrytëzimin e hekur-nikelit, që merret në zonë nga kompania përkatëse.
Prefekti Gjici, ka dhënë mbështetjen e tij, maksimale, për banorët duke i'u premtuar atyre ndërhyrje të menjëhershme, duke qenë se prioritet është interesi i banorëve, sigurisht, pa penguar kompaninë.
Ai tha se ditën e hënë do të ulë në tryezë të gjitha palët e përfshira, me qëllim, që banorët të mund të punësohen dhe kompania të mos shkelë kriteret e përcaktuara në liçensë, për mënyrën e shfrytëzimit dhe zbatimin e hartës së caktuar, nga dikasteret qëndrore.
Banorët e fshatit Mamëz, të komunës Kolsh, kanë protestuar edhe pak ditë më parë, ku kanë kërkuar dëmshpërblim për pronat që i'u janë dëmtuar dhe punësimin e tyre në kantieret e çelura në zonë. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë ishin banorët e Gjinaj-t, që Prefekti Gjici uli në tryezën e bisedimeve, pas ankesave të tyre se kompania kishte shkelur kriteret mjedisore.
/Shqiptarja.com