KUKES - Pas më shumë se dy javësh reshje intensive shiu tashmë ato janë kthyer në dëborë duke shkaktuar edhe mjaft probleme tek qarkullimi I automjeteve nëpër akset rrugore, kryesisht ato maloret mbi 1000 metër mbi nivelin e detit.
Reshjet e dëborës janë rikthyer edhe në qytetin e Kukësit ndërkohë që në zonat e thella malore ato po bien me intensitet më të lartë.
Sipas informacioneve të marra nëpër zonat malore trashësia e borës, për momentin, nuk është e madhe por temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe dëbora vijon të bjerë.
Reshje dëbore po bien edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit ku shumë drejtues automjetesh po përballen me probleme duke qenë se ngricat janë të pranishme.
Qarkullimi I mjeteve është I mundur por drejtuesit e policisë I bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që të lëvizin me shpejtësi të ulët. Aktualisht e izoluar mbetet komuna Arrën e rrethit të Kukësit, e cila nuk ka asnjë komunikim me qytetin.
Reshje dëbore janë parë në të rrallë edhe në muajin prill. Ndërsa në vitin 1989 reshjet e dëborës ishin të pranishme edhe më 6 maj.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com