Fluks kalimi këtë të shtunë në doganën e Morinës. Përfundimi i muajit të Ramazanit u shoqërua me hyrje të shumta brenda 24 orëve nga shqiptarët e Kosovës.
Mësohet se vetëm gjatë mëngjesit të sotëm në Shqipëri kanë hyrë rreth 2500 shtetasë kosovarë për të kaluar pushimet dhe për të zhvilluar vizita për Bajramin.
Ndërkohë në doganë po punohet me kapacitete shtesë, dhe në funksion janë 5 sportele.
Fluksi pritet të rritet mesditën e të shtunës, ndërsa pritja në doganë varion rreth 20 minuta.
Ora 10:35
FOTO / Fluks në doganën e Morinës, 2500 shqiptarë nga Kosova hyjnë në Shqipëri brenda disa orësh