KUKËS - Një send, në dukje si granatë, alarmoi qytetarët mëngjesin e kësaj të mërkure në shëtitoren e ish-turizmit të ri në Kukës. Policia, në një njoftim paraprak, tha se dyshohej për një granatë ofensive. Siç shihet edhe nga videot që sjell Report TV, sendi ishte vendosur në një stol.
Por, pasi uniformat blu dhe grupi hetimor mbërritën në vendngjarje dhe rrethuan zonën, konstatuan se në fakt ishte një lodër. Policia tha se grupi hetimor vijon punën për të sqaruar si ka përfunduar lodra mbi stolin e shëtitores dhe nëse është lënë aty me qëllim apo rastësisht.
"Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive. Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.", tha policia në njoftimin paraprak.
Komente








