KUKES - Është gjetur i pajetë trupi i 52-vjeçarit, i cili ra dje nga ura e Lapajve, në lumin e Bushtricës në komunën Ujmishtë të Kukësit. 

Trupi i pajetë i Qamil Hoxhës, i cili ishte punëtor në HEC-in e Bushtricës, është gjetur sot pak metra larg nga vendi i ngjarjes. 

Qamil Hoxha po kthehej dje në banesë ku teksa po kalonte mbi Urën e Lapajve, e clia lidh fshatin më rrugën nacionale Kukës –Peshkopi, ka rrëshkitur duke rënë në ujërat e rrëmbyshme të Bushtricës. 

Pas kërkimeve të nisura nga policia e Kukësit dhe banorët e zonës është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të 52-vjeçarit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)