17-vjecari Ilirjan Thaçi gjatë një ndeshje miqësore që ekipi i Kukësit ishte duke zhvilluar me ekipin e Prizrenit ka rënë pa ndjeja në fushë duke humbur jetën.
Mjekët e ekipit të Kukësit me shpejtësi i kanë dhënë ndihmën e parë, duke e dërguar edhe në spitalin e qytetit, por Thaçi nuk ka mundur që të shpëtojë duke gjetur vdekjen.
Nga të dhënat e para mësohet se shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak, por akoma nuk është bërë autopsia.
(d.b/Shqiptarja.com)
