KUKES - Tenton të grabisë një dyqan, por pronari e zbulon dhe e plagos me armë zjarri. Ngjarja u shënua një godinë dykatëshe një orë pas mesnatës në lagjen nr 1 të Kukësit. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të natës.
Mësohet se pronari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur banonte me familjen në një banesë private me dy kate. Kati i parë ishte dyqan, ndërsa në të dytin banonte familja. Sipas bluve të Kukësit, hajduti ka thyer derën e dyqanit dhe ka tentuar të vjedhë xhiron e ditës. Pronari i banesës e ka pikasur dhe ka qëlluar me armë zjarri që nga kati i dytë, duke e lënë të plagosur.
Sipas policisë autori Kujdesi Ademi 23 vjeç është plagosur rëndë dhe është sjellë në Spital Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë.
4 GRABITJE BRENDA PAK ORESH
Kjo është grabitje e 4-të brenda 24 orësh që raportohen të kenë ndodhur. Dje u shënuan dy grabitje një në Korçë e një në Tiranë.
Dje u shënuan dy grabitje në Korcë, ky du persona me maska dhe me armëiI grabitën punonjësit të një karburanti 100 mijë lekë të reja dhe më pas e dhunuan dhe e lidhën në tualetin e karburantit. Më vonë një kopësht publik ra pre e grabitjes, ku autorët vodhën 20 mijë lekë të reja, që do të përdoreshin për festën e 1 Qershorit. Ndërkohë në Tiranë Grabitja e një kazinoje është shënuar pranë 21 dhjetorit mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Denoncimi është bërë në komisariatin nr 2. Sipas gazetarit Arsen Rusta, nga informacionet në polici janë grabitur nën kërcënimin e armës 100 mijë lekë të vjetra.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com