KUKES- Shpërthimi i një granate për pak i ka kushtuar jetën një 10-vjeçari në fshatin Gjegjën të Kukësit. Besohet se 10-vjeçari me inicialet A.T. teksa ruante bagëtitë e tij në kullotat e fshatit, ka gjetur mjetin plasës, ku duke mos e ditur rrezikun, ka filluar të luajë më të.
Në mënyrë të pavetëdijshme 10-vjeçari i ka hequr unazën granatës duke shkaktuar shpërthimin e saj, nga ku ka mbetur i plagosur. Bashkëfshatarët e tij e kanë nisur me urgjencë drejt spitalit të Kukësit, ku mësohet se tashmë ai është jashtë rrezikut për jetën pavarësisht plagëve të marra.
Policia ka mbërritur menjëherë në fshatin Gjegjën dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com