Kukës, i zënë pritë kreut të
degës PD në Shtiqën, plagoset

Kukës, i zënë pritë kreut të <br />degës PD në Shtiqën, plagoset
KUKËS -Kreu i Partisë Demokratike të komunës Shtiqën në Kukës, i cili njëkohësisht mban postin e Drejtorit të Bordit të Kullimit të këtij qyteti është qëlluar me breshëri automatiku në momentin kur po kthehej në shtëpi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes së djeshme (22 maj) rreth 500 metra larg banesës së Bujar Shehut në komunën Shtiqen.

29 vjeçari ka qenë dje pasdite në Kukës dhe pasi kishte mbaruar takimet elektorale dhe parapërgatitjet për pritjen e kryeministrit Berisha, i cili sot do të udhëtojë drejt Kukësit për fushatë elektorale.

Në mbrëmje ai është nisur në shtëpi.

Sipas burimeve nga policia teksa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij persona ende të panjohur i kanë zënë pritë Bujar Shehut dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku. Sipas burimeve nga policia Bujar Shehu ka marrë një plumb në pëllëmbën e dorës së djathtë dhe një gërvishtje në shpatull. Ndërkohë që i gjithë karikatori i automatikut është zbrazur në automjetin e tij.


Bujar Shehu është sjellë në Spital Ushtarak por gjëndja shëndetësore e tij nuk është e rëndë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes por mësohet se errësira dhe reshjet e dendura të shiut kanë qenë favorizuese për autorët për të bërë të vështirë identifikimin e tyre.


Bujar Shehu me logo


Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet