Në rrugët e Kukësit mund të hasësh në gjithçka dhe nuk është për t’u çuditur.

Bëhet fjalë për një kope lopësh që sipas pamjeve kur vapa ishte në kulm, ato po ecnin në mes të rrugës nacionale Kukës-Peshkopi , në afërsi të aeroportit të Kukësit, duke vështirësuar qarkullimin për automjetet .
Ndërkohë, kjo rrugë përbën një rrezik të madh për drejtuesit e automjeteve .

Kjo për shkak se, në disa pjesë të kësaj rruge edhe më tej mbeten pa mbrojtjet anësore përmes të cilave depërtojnë kafshët.

Kjo nuk është hera e parë, që kafshët e buta sidomos lopët, hasen në rrugët nacionale të Kukësit , duke paraqitur kështu rrezik për automjetet që kalojnë.

Shpesh ndodh që gjatë kalimit në segmentin Kukës –Morinë, të rrugës së kombit sheh lopë dhe ndonjë kafshë tjetër të ngordhur.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com