KUKËS- Dy persona janë plagosur ditën e  sotme në aksin Kukës-Morinë, pasi një kamion ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Mësohet se kamioni është përplasur me trafik ndarësen duke dalë nga rruga dhe ka goditur një kalimtarë që po ecte në anë të urës.

Për pasojë është është plagosur kalimtari 30 vjeçarë me inicialet F.K, dhe shoferi i kamionit Ejup Rushiti, nga Prishtina.

Policia ka shkuar në vendngjarje për normalizimin e trafikut, si dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

[gallery]23248[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com