KUKES - Policia e Kukësit ka bërë të mundur sekuestrimin e 14 kg kanabis sativa në doganën e Morinës si dhe ka vënë në pranga 2 poseduesit e saj. Kështu në pranga të policisë kanë rënë Romeo Miri 29 vjeç dhe Aldo Xhafa 23 vjeç.
 
Sipas policisë droga u gjet e fshehur në parakolpin e automjetit tip “Renault”, e ndarë në disa pakop të veçanta. Nga hetimet paraprake dyshohet se droga kishte si destinacion Kosovën.
 
Në këtë kuadër, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe hetimin dhe identifikimin e personave që kanë lidhje me këtë rrjet trafiku me palën kosovare. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)