Të njëjtat burime kanë shtuar se të riut i janë gjetur dhe sekuestruar të gjitha materialet që ai i’u kishte marrë turistëve përmes përdorimit të dhunës. Vec kësaj, tashmë i riu ka pranuar edhe autorësinë e kësaj ngjarje duke treguar përpara ekspertëve të kriminalistikës edhe detajet e veprimit të ndërmarë nga ana e tij vetëm pak ditë më parë ku pre e grabitjes kanë qënë tre turistë cekë, të cilët kanë qënë duke fjetur në automjetin e tyre, kur 17 vjecari ka ndërhyrë për ti grabitur.
Policia duket se nuk e ka pasur të lehtë që të zbardhë ngjarjen pasi i riu i kishte fshehur materialet e vjedhura brënda televizorit të shtëpisë nga ku ekspertët nuk kishin dyshuar për asnjë cast se sendet e vjedhura mund të ishin fshehur pikërisht aty, pasi kishin kontrolluar me imtësi të gjithë banesën ku jeton i riu me familjen e tij. Tashmë i riu pritet që të përballet me drejtësinë për veprën penale të “Grabitjes me dhunë”.
(bl/jd/shqiptarja.com)
