Një 34-vjeçar ka përfunduar në pranga në Kukës pasi u kap duke u kujdesur për një parcelë me kanabis në fshatin Kalimash.
Sipas Policisë, i arrestuari me inicialet F.L u kap në flagrancë pranë 60 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa që, sipas hetimeve, i kishte kultivuar vetë.
Gjatë ndërhyrjes, një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotw i Policisw sw Shtetit
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës finalizuan operacionin e koduar “Kalimashi”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi F. L., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për 60 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në territorin e fshatit Kalimash. Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies"
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









