Kukës, kapet me doza kanabisi gati për shitje në Fierzë, arrestohet 37 vjeçari

Kukës, kapet me doza kanabisi gati për shitje në Fierzë, arrestohet 37 vjeçari

foto arkiv

KUKES- Një rast i shpërndarjes së drogave është goditur në qytetin e Kukësit. Një 37 vjeçar banues në fshatin Peraj u arrestua pasi në aksin rrugor “Bajram Curri-Lekbibaj“, nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 126 gramë lëndë narkotike cannabis sativa që ishte ndarë në sasi më të vogla.

“Dyshohet se droga kishte qëllim shitjen në zonën e Fierzës” informoi sot policia.

 Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “Nissan” dhe me 4 celularë. Ndërkohë u procedua në gjëndje të lirë 55 vjeçari nga fshati Kotec i cili ishte pasagjer në makinë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut