KUKES- Liqeni I Kukësit pranë një katastrofe të vërtetë ekologjike. Sipërfaqe të tëra të ujit janë mbuluar nga re të errëta dhe të pista, duke bërë që jo vetëm fauna të shkatërrohet, por dhe flora e tij gjithashtu. Mijëra peshq të vegjël ngordhin përballë ndotjes masive, kurse më të mëdhenjtë pësojnë dëmtime në trupin e tyre, në formën e flluskave të bardha. Specialistët lëshojnë alarmin për shkallën e ndotjes së liqenit si pasojë e derdhjes së naftës dhe vajrave në tokë të thatë. Kjo ka ndodhur kur niveli I ujit kishte rënë dhe tani më rritjen e tij ujërat po mbledhin gjithë mbeturinat e hedhura në tokë.
“Gjatë stinës së dimrit niveli I ujit në liqenin e Fierzës ishte në kuotat minimale ndërsamtë gjitha mbetjet përfshirë bidona,qese plastike si dhe që është më e rrëzikshëme hedhja në basenin e boshatisur të mbetjeve të hidrokarbureve po sjell një shkatërrim në masë të gjallesës nënujore”, shprehet biologu Arben Palushi.
Sipas tij është hera e parë që në ujërat që prekin lumen e Drinit të Zi, Drinit të Bardhë si dhe Lumin Luma,pjesë e liqenit të Fierzës, të konstatohen sasi kaq të mëdha nafte dhe vaji lubrifikantë.
Kjo situatë ka dëmtuar rëndë dhe faunën e liqenit për shkak te sezonit që përkon me pllenimin e vezëve të peshkut. Specialistët japin alarmin se 60% e prodhimit të peshkut do dëmtohet
Cdo ditë në bregun e liqenit gjenden qindra peshq të vegjël të ngordhur. Brenda dy orëve gjithcka e gjallë vdes sapo bie ne kontakt me naftën-shprehen specialistët.(bl/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
“Gjatë stinës së dimrit niveli I ujit në liqenin e Fierzës ishte në kuotat minimale ndërsamtë gjitha mbetjet përfshirë bidona,qese plastike si dhe që është më e rrëzikshëme hedhja në basenin e boshatisur të mbetjeve të hidrokarbureve po sjell një shkatërrim në masë të gjallesës nënujore”, shprehet biologu Arben Palushi.
Sipas tij është hera e parë që në ujërat që prekin lumen e Drinit të Zi, Drinit të Bardhë si dhe Lumin Luma,pjesë e liqenit të Fierzës, të konstatohen sasi kaq të mëdha nafte dhe vaji lubrifikantë.
NDOTJA SHKATERRON FAUNEN E LIQENIT