Konvikti i shkollës së mesme “ Havzi Nela” në qytetin e Kukësit prej vitesh nuk njeh asnjë investim në infrastrukturë. Në ambjentet e brendshme të godinës muret janë dëmtuar nga lagështia, ndërsa jo më mirë paraqitet situata në fasadën e jashtme.
Emergjente është nevoja për investime në guzhinë dhe tualete, gjendja e të cilave lë për të dëshiruar.Në këtë objekt strehohen rreth 250 nxënës që vijnë kryesisht nga fshatrat e Kukësit, Hasit e Mirditës, ndërsa drejtuesit e konviktit akuzojnë për këtë situatë Ministrinë e Arsimit.
"Konviktit “20 dëshmorët” shteti ose Ministria e Arsimit më mirë të themi i detyrohet nga viti 2008 e deri tani 530 milinonë lekë të vjetra pasi çdo vit jep fond të veçantë për konviktin dhe për këtë vit që kam mar unë e ka mbuluar bashkia me forcat e veta. Për konviktin unë do mendoja njëherë një rrethim të mirë sepse aktualisht kemi 2-3 vende që është bërë si rrug-kalim. Nga porta kryesore kalon nga pishat matanë në perëndim të konviktit dhe kwtë ne do e izolojmë me mjetet rrethanore që kemi, me mjetet që do na ofrojë bashkia por rrethimin do e bëja model”, thotë drejtori i konviktit.
Në godinën e konviktit strehohen nxënës të Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Havzi Nela”, por edhe arsimit të mesëm profesional. Konvikti “20 Dëshmorët” është ndërtuar rreth 50 vite më parë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO