Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur pasditen e të dielës në Kukës.
Burimet policore bëjnë me dije se ata po udhëtonin me një makinë me targa AA 965 MK, e cila ka dalë nga rruga.
Sipas të dhënave nga Policia ka humbur jetën 59 vjeçarja S.Cena ndërkohë 2 të pagosurit e tjerë janë dërguar drejt Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të prezencës së lagështirës në rrugë.

Foto të tjera
Informacion paraprak i Policisë
Më datë 12.06.2016, në vendin e quajtur "Ura 6-metroshe" , si pasojë e shiut ka dalë nga rruga mjeti tip "Ford", me targa AA 965 MK, me drejtues mjeti shtetasin B.C.
Si pasojë janë plagosur shtetasit: - B.C., 62 vjeç, drejtues i mjetit, banues në Kukës. -S.C., 59 vjeçe, banuese në Kukës, ( bashkëshortja e drejtuesit mjetit). -Xh.C., 56 vjeç, banues në Kukës, (vëllai i drejtuesit mjetit). -F.C., 46 vjeçe, banuese në Kukës, (bashkëshortja e shtetasit Xh.C).
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin Rajonal Kukës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon per zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Burimet policore bëjnë me dije se ata po udhëtonin me një makinë me targa AA 965 MK, e cila ka dalë nga rruga.
Sipas të dhënave nga Policia ka humbur jetën 59 vjeçarja S.Cena ndërkohë 2 të pagosurit e tjerë janë dërguar drejt Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur për shkak të prezencës së lagështirës në rrugë.

Foto të tjeraInformacion paraprak i Policisë