Drejtuesja e mjetit nga Mirdita nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë në siptalin e Kukësit. E reja nga Mirdita ,Stela Gjoka ishte në makinë me një tjetër person, i cili mori plagë më të lehta nga përplasje e makinës. Edhe pse ndërhyrja e mjekëve ishte në kohë, e reja nga Mirdita ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.
Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë prezenca e shtuar e lagështirës në rrugë, pasi reshjet e shiut kanë qënë prezente gjatë ditës së sotme në pjesën më të madhe të territorit të vendit.
Ngjarja ka ndodhur në pasditen e sotme në tunelin e Kalimashit, ndërsa I plagosur ka mbetur nje shtetas kosovar që po udhëtonte në makinë.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com












