KUKES - “Gjendja në liqenin e Fierzës është e rëndë ndërsa përpjekjet e institucioneve shtetërore të ndërmarra vitin e kalur për ndalimin e katastrofës mjedisore e që po përsëritet vit pas viti, kanë qënë pa efekt “. Kështu shprehet Arben Palushi, ekspert i mjedisit lidhur me tejmbushjen e sipërfaqes liqenore me mbetje urbane e spitalore.

Ai thotë se ndalimi i ndotjes së liqenit të Fierzës mund të bëhet me shumë pak fonde dhe jo me përpjekje që mbesin vetëm në letra.

"Gjendja e liqenit sic duket është e rëndë. Sic cdo vit edhe sivjet të gjitha plehrat dhe të gjitha inertet kanë dalur mbi sipërfaqen e ujit dhe i japin një ndotje masive të liqenit. Kjo situatë po përsëritet nga viti në vit dhe të gjitha përpjekjet që bën qeveria qëndrore për parandalimin e kësaj situate janë pa efekt, jo thirrja e ndërmarrjeve që mbledhin plastikat nga vlora apo vëndosja e rrjetës në luginën e drinit të bardhë ose blerja e një anijë që do të bëjë pastrimin e liqenit . të gjitha këto kanë mbetur të shkruara në letër." tha Palushi

Premtimet e qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare per ndalimine ndotjes në liqenin e Ohrit mbeten vetem në letër. E njëjta panormave sin ë vitet e kaluara u shfaq edhe këtë vit, ndërsa ende asnjë përgjegjës për këtë situatë nuk është ndëshkuar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)