Kukës, nënat me fëmijë të vegjël në krahë apel bashkisë: Bëni trotuaret! Rrezikojmë jetën duke ecur në rrugën e makinave

Ndërtimi i rrugës pa trotuare dhe element tjetër sigurie nga rrethrrotullimi i Gostilit deri në hyrje të qytetit të Kukësit është kthyer në kërcënim për banorët e lagjes “Kroi Kuq”. Nxënësit e shkollës e sidomos vogëlushët e parashkollorit janë më të rrezikuar nga makinat që ecin me shpejtësi, ndaj prindërit janë të detyruar t’i shoqërojnë cdo ditë në shkollë e kopësht.

“Ne kemi fëmijët e vegjël, të cilët duhet t’i çojmë çdo ditë në krah dhe t’i marrim nga kopshti. Problem shumë është se ecim 3 kilometra në rrugë të makinës se trotuare nuk ka. Është shumë e rrezikshme sepse ka shumë lëvizje dhe makinat ecin shpejt. Të paktën të na vendosin transport për fëmijët”, thanë prindërit.

Nënkryetari i Bashkisë së Kukësit Vladimir Spahiu shprehet se po bëhet studim për urbanizimin e lagjes, por nuk dha asnjë përgjigje konkrete për trotuaret që janë shqetësim imediat i banorëve. 

“Kjo është lagje informale, po bëjmë studim për ta urbanizuar”, tha ai.

Lagjja periferike “Kroi i Kuq” gjendet rreth 3 kilometra larg nga qendra e qytetit dhe popullohet nga 300 banorë. Kjo problematikë është shfaqur ditët e fundit kur u mbyll ura ekzistuese dhe u vendos në funksion Ura e Madhe e Kukësit. Rruga nga rrethrrotullimi i Gostilit deri në hyrje të Kukësit është ndërtuar nga koncesionari me miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe është e vetmja nyje që lidh qytetin e Kukësit me Rrugën e Kombit.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 11/11/2024 09:28

    Ky qe flet,dukshem eshte i pa pergjegjshem dhe aspak reflektues,per kete gjendje rruge,qe po shohim dhe shqetesimin e prinderve ! Mbi te gjitha per rrezikun "ditor" te ndonje aksidenti si i disa diteve me pare,ne Pajove ! Ky ende flet per. plane urbanistike ...... Edhe me "statusin" e sotem te kesaj "nyje",bashkia duhet urgjentisht te organizoje transport publik ne oret e mengjesit dhe te drekes,per femijet dhe prinderit qe i shoqerojne....... te vendose tabela dhe "pengesa" provizore per uljen e shpejtesise,ne minimumin e mundshem,ne te gjithe gjatesine e ketij segmenti rrugor.Reflekto dhe "leviz vendit"dhe mos jep "intervista" nga Tavolina,por dil atje ne Rruge ..... ndoshta te"prek" pa dashje ndonje makine,sa per ndonje "mjekim" pa dem dhe atehere do "permblidhesh" !! Iliri

    Përgjigju
  • Iris: 10/11/2024 03:29

    Se i shoqeruat ju femijet dhe jane me te sigurte! Po shikoj videon dhe jeni me fat qe makinat nuk ju kane fshire dhe juve me femijet bashke! Pa trotuare dhe aty ku ka,ose jane te ngushta,ose jane te cekta dhe po verej qe eshte mjegull dhe dritat anesore ne rruge nuk jane te ndezura,po keshtu,aty ketu iken dhe ndonje makine pa drita te ndezura.Kete video te na jape Rama,jo ate te ures.C'vlen ura para jetes se njerezve?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë