Kukës, përplaset furgoni me
Golfin, plagosen 6 persona

KUKES – Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në hyrje të autostradës. 3 kilometra nga qyteti i Kukësit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Ura gjashtëmetroshe.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur nga përplasja e një furgoni me targa të Kukësit dhe një makinë tip Golf gjithashtu me targa të Kukësit.

Të plagosurit janë Pllumb Matmuja rreth 40 vjeç, shoferi i fugonit, Jetmir Kurdina rreth 30 vjeç nga Bushati i komunës Bicaj, drejtues i makinës Golf, si dhe pasagjerët Haki Gaxha 62 vjeç, Arben dhe Verora Hamza (burrë e grua) përkatësisht 39 dhe 35 vjeç si dhe Avni Bytyçi 55 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë pasi ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas policisë, shkaku i aksidentit ishte shpejtësia e madhe me të cilën ka qenë duke udhëtuar makina tip Golf në drejtimin Kukës-Prizren, e cila ka goditur fugonin që vinte drejt Kukësit.

Brenda një muaji në autostradë në vendin quajtur “ura gjashtëmetroshe” kanë ndodhur rreth 10 aksidente ku kanë humbur jetën 6 persona.
(be.le/gm/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'