Kukës/ Po drejtonte automjetin, pasqyra e makinës së punonjësit të policisë kap 11 vjeçarin! Fëmija dërgohet në spital

Kukës/ Po drejtonte automjetin, pasqyra e makinës së punonjësit të policisë kap 11 vjeçarin! Fëmija dërgohet në spital

Foto ilustruese

KUKËS - Një punonjës policie në Kukës, ditën e sotme aksidentoi një fëmijë 11 vjeç në aksin Bucaj-Kukës.

Sipas raportimit të policisë, ngjarja ishte aksidentale, teksa punonjësi i policisë K.C., 26 vjeç po drejtonte automjetin e tij dhe kapi me pasqyrën e makinës fëmijën 11 vjeç, i cili tashmë ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë vijojnë veprimet proceduriale nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Kukës-Dibër.

'Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, shtetasi K. C., 26 vjeç, (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kukës, jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrën e automjetit, një 11-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.     

 Veprimet procedurale po kryhen nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kukës-Dibër dhe Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol