Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici ka mbledhur Shtabin e ngritur në Prefekturën e Kukësit, për masat konkrete që duhet të merren, për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike në Kukës, Has dhe Tropojë.
Në këtë takim, në të cilin kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të Njësive Vendore, por edhe drejtues të institucioneve të tjera në Qark, Prefekti Gjici ka kërkuar impenjim, akoma më të madh, me qëllim që edhe Qarku i Kukësit të hiqet nga harta e rajoneve, ku bimët narkotike kultivohen.
Gjatë fjalës së rastit, Prefekti Gjici tha se "zonat e thella malore të Qarkut të Kukësit, kryesisht në rrethin e Tropojës, janë objektivi kryesor shfrytëzues i personave, të cilët kultivojnë bimë narkotike, aty ku edhe niveli ekonomik i banorëve është i ulët, por edhe fenomeni i shpërnguljes së popullatës është më i theksuar.
Gjici shtoi se: vetëm gjatë vitit 2014, janë konstatruar 14 raste, të kultivimit të këtyre bimëve, ndërkohë, që rrethi i Tropojës mbetet më problematik.
Ndërkohë, Zv/Drejtori i Policisë së Kukësit, Erzen Cera tha se "duhet një bashkëpunim shumë më i frytshëm me të gjitha institucionet, pasi gjatë vitit që është mbyllur, janë evidentuar 14 raste të kultivimit të bimëve narkotike, nga të cilat 4 janë të zbuluara me 6 autorë, me 5 të arrestuar në flagrancë dhe 1 individ i shpallur në kërkim. Ndërkohë, janë asgjësuar 4723 rrënjë bimë narkotike".
Ekspertët e policisë, kanë kërkuar një bashkëpunim, akoma më të madh, me drejtuesit e Njësive Vendore të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, si dhe drejtuesve të institucioneve, të cilët kanë objektiv, të punës së tyre, terrenin, si Bujqësia, Mjedisi, Pyjet etj.
Shumica e parcelave të konstatuara nga ana e policisë, janë toka papronarë, ndërkohë që personat që i kanë kultivuar këto bimë, dyshohet se nuk janë nga Qarku i Kukësit./atsh.
/Shqiptarja.com