Mungesa e tregut prej vitesh është shqetësimi kryesor i kultivuesve të patates në qarkun e Kukësit. Duke marrë shkas nga kjo institucioni i prefektit ka ndërmarrë një nismë për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve për të gjetur treg. Kjo sipas kreut të këtij institucioni, Safet Gjici, do ketë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik të zonës.

“Kemi një  projekt për mbledhjen e patates bio dhe natyrisht sfida kryesore për ju këtu nëse do e realizojmë me sukses ju do ta keni të zgjidhur problemin e patates sa i përket tregut të shitjes,”-është shprehur Gjici.

Kultivuesit thonë se gjetja e tregut do ishte një faktor mjaft i rëndësishëm. Ata shtojnë se aktualisht përballen me një sërë problematikash të cilat kanë të bëjnë me farërat e paliçensuara, pesticidet e pakontrolluara dhe më kryesorja mungesa e tregut.

“Problemet e zonës për mbjelljen është kryesisht fara, pasi është e pa certifikuar, me ujitjen kemi problem”.-thekson një kultivues i zonës.

Për këtë projekt që realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi në bashkëpunim dhe me Prefektin e Kukësit dhe organizma të tjerë kanë bërë edhe takime me banorët dhe drejtuesit vendor.

patatja e shishtavecit