Kukës,protesta e pazakontë e fermerit
i fal lopën Ministrisë së Bujqësisë

Kukës,protesta e pazakontë e fermerit<br />i fal lopën Ministrisë së Bujqësisë
Një fermer kuksian ka gjetur një mënyrë të veçantë për të kundërshtuar neglizhencën e Drejtorisë së Bujqësisë në Kukës për trajtimin e sëmundjes së gjedhit, Dermatoza Nodulare që ka prekur në masë bagëtitë në këtë zonë.
 
Sokol Tërshalla paraditen e kësaj të hënë ka çuar lopën e sëmurë në drejtorinë rajonale të Bujqësisë dhe e ka lidhur në derën e këtij institucioni.
 
Pas këtij veprimi Tërshalla u shpreh se lopën  ia jep Ministrisë së Bujqësisë, pasi ai nuk ka mundësi që ti trajtojë sëmundjen. 

E ka kapur sëmundja lopën, nuk ka ardhur njeri që ta vizitojë. Para një jave kam marrë ilaçe privatisht, nuk janë duke dhënë efekt. Nuk kam mundësi që ta ruaj në shtëpi. E kam sjellë këtu në drejtori dhe t’ia çojë Panariti. Dikush më thotë shëndoshet e dikush jo, ndaj i’ua kam sjellë këtu. Ta ruajnë këto, ta ruajnë këta. Nuk kam ku ta çoj, ta mbajnë këtu’ tha fermeri.

Sipas Tërshallës shërbimi veterinar nuk po e ndihmon për shërimin  bagëtisë së sëmur. Sipas tij gjatë vaksinimit, veterinerët nuk kanë respektuar rregullat dhe për më tepër ata nuk u përgjigjen kërkesave të fermerëve për përballimin e kësaj sëmundje. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!