KUKËS-Prej shumë kohësh në infrastrukturën rrugore të qytetit të Kukësit nuk është vënë dorë.

Krerët e Bashkisë së këtij qyteti vijnë e shkojnë, por puna e tyre duket vetëm në ndërtime në pjesën e qendrës, ndërsa në rrugët në brëndësi as që iu bie ndërmend t’i shikojnë ndonjëherë.
 
E tillë është edhe rruga e tregut të madh të qytetit të verilindor, ku gropa të hapura në rrugë janë aq të mëdha sa që drejtuesve të mjeteve u duhet të bëjnë zik-zake për të kaluar në këtë rrugë.

''Është problem për kalimtarët dhe makinat. Gjithmonë kështu ka qenë. Kukësi ka  vuajtur për mirëmbatje të rrugës.
 
Shumë të këqija janë rrugët. Unë i bëra 32 vite dhe nuk e mabj mend rrugën e tregut pa baltë'',
-u shprehën banorët. 

Një vit më më parë Bashkia Kukës njoftoi se Ministria e Transporteve i ka hapur dritën jeshile projektit për rikonstruksionin e unazës së qytetit pjesë e së cilës është edhe rruga e tregut,por deri më tani nuk është bërë asgjë.
 
Premtime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, por të vetmen gjë që kanë bërë edhe ish- kryetarët janë dhënja e lejeve për pallatet e veta, të cilët janë ndërtuar brënda territoreve të gjelbëruara.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com