Rreth orës 22:30 të 25 qershorit KQZ doli me një deklaratë ku sqaroi se pas shqyrtimit në KQZ u ra dakord me konsensus për ndryshim të mandateve pasi ishin bërë gabime në hedhjen e të dhënave në Kukës.
Sipas KQZ, “110 vota së u hodhën gabimisht në sistem për koalicionin e majtë dhe pas shqyrtimit, ndryshohen mandatet, 1 e majta, 3 e djathta”.
Korrespondenti ynë në Kukës Bekim Lekica informon sot në mëngjes se si PS dhe LSI pretendojnë se kanë të gjitha procesverbalet e qendrave të numërimit dhe në bazë të përllogaritjeve të tyre mandati është 2 me 2. Pretendohet se gabimi i hedhjes së 100 votave më tepër është bërë në kutinë nr 528.
Nga ana e saj PD thotë se 100 vota nuk janë hedhur në sistem në favor të PD-së. Subjektet e koalicionit të majtë thonë se pas verifikimeve do të bëjnë dhe animimin.
ORA 15:30 (25 qershor) PERFUNDON NUMERIMI NE KUKES
Rreth orës 15:00 është mbyllur numërimi në qarkun e Kukësit duke sjelle një fitore koalicionit të majtë i cili në kutitë e fundit i merr 1 mandat koalicionit të djathtë.
Në orën 16: 30 KQZ konfirmon përfundimin e numërimit në 169 kuti votmi ne Kukës dhe koalicioni i majtë dhe i djathtë kanë përkatësisht nga dy mandate.
Edhe burimet e "A1 Report" ka para KQZ konfirmuan se dy koalicionet kanë marrë mandate të barabarta.
Pas numërimit të kutisë së katërt, (nga fundi) u vu re epërsia e koalicionit të djathtë Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim me 3 mandate përkundrejt të majtës së Aleancës për Shqipërinë Europiane me 1 mandat.
Ky rezultat pas barazimit 2:2 të mandateve mes të majtës dhe të djathtës, që ka mbizotëruar gjatë gjithë ditës së sotme.
ORA 09:00 (25 qershor) NE AVANTAZH MANDATI I LSI
Korrespondenti ynë në Kukës, Bekim Lekica tha në mëngjes se kandidati i LSI, Apostol Goci ishte para me 21 vota, por më pas ka përparuar PD, duke i dhënë mandatin e tretë PD-së, Alban Zeneli.
PS merr një mandat. I vetmi që ka arritur të fitojë është Vexhi Muçmata, i cili ka zënë vendin e ish-deputetit të PS, Asllan Dogjanit.
Qarku Kukes 4 mandate NDARJA SIPAS KQZ
PD 3 mandate
Flamur Noka
Besnik Dushaj
Alban Zeneli
PS 1 madat
Vexhi Muçmata
Lajmi në përditësim të vazhdueshëm
(sg/shqiptarja.com)