KUKES - Një tjetër viktimë e krimit brenda familjes, tashmë të shndërruar në një fenomen, është shënuar pasditen e sotme në fshatin Bardhoc të komunës Tërthorë në Kukës. Djali ka qëlluar me armë zjarri babanë e tij duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas informacioneve paraprake nga policia e qarkut të Kukësit, ngjarja tragjike u shënua rreth orës 15:00, ndërsa informacionet në lidhje me krimin janë të kufizuara për shkak se grupi hetimor ende nuk ka nxjerrë konkluzionet e para.
Sipas korrespondentit të TV A1 Report në vendngjarje, Bekim Lekica, viktima është shtetasi Sali Laçi 78 vjeç, i vrarë nga i biri Avdi Laçi i cili është shpallur në kërkim.
Vrasja ndodhi brenda banesës së familjes Laç. I biri ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të babait të tij, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup si pasojë e të cilave 78-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Autori i krimit është larguar nga banesa për t’i shpëtuar prangave. Mësohet se policia po organizon operacione të shumta kërkimore për arrestimin e vrasësit.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com