KUKËS - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar 3 ish policët e kufirit, të cilët deri në verën e këtij viti nxirrnin fletë-hyrje për automjetet me targa të huaja që hynin në Shqipëri. Nga hetimi është zbuluar se, ata merrnin nga 100 euro për çdo dokument që lëshonin. Të arrestuarit nga SHKB-ja mësohet se janë: Fatos Miftar Ahmati, Petrit Sali Dauti dhe Behar Enver Dida.
Tre të arrestuarit akuzohen për falsifikim kompjuterik në pikat kufitare të Shishtavecit dhe të Morinës. Hetimi zbuloi 2 muaj më parë skemën e lëshimit të fletë-hyrjeve për automjeteve me targa të huaja të cilat kanë kaluar afatet e qëndrimit në territorin e Shqipërisë.
Lejet e hyrjeve shërbejnë për të shmangur taksat dhe gjobat e tejkalimit të afatit të përdorimit të mjeteve më targa të huaja dhe targimin e plotësimin e tyre me lejet shqiptare të qarkullimit. Për këtë "ndihmë" efektivët e arrestuar merrnin 100 euro ryshfet qëndrimit.
Arrestimet e SHKB
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ditën e djeshme ka vënë në pranga 3 ish-efektivë të policisë së kufirit, të cilët deri në verën e këtij viti nxirrnin fletë-hyrje për automjetet me targa të huaja. Ministria e Brendshme raportoi mesditën e djeshme se, ishte arrestuar, Fatos Ahmatit, me gradën Komisar, me detyrë ish-Shef i Stacionit të Policisë Kufitare Shishtavec, Petrit Dautit, me gradën N/Komisar, me detyrë Përgjegjës Turni në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë dhe Behar Didës me gradë K/Inspektuar, me detyrë ish-Ndihmës specialist/Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë.
Tre të arrestuarit aluzohen për falsifikim kompjuterik. Hetimi zbuloi 2 muaj më parë skemën e lëshimit të fletë-hyrjeve për automjeteve me targa të huaja të cilat kanë kaluar afatet e qëndrimit në territorin e Shqipërisë. Lejet e hyrjeve shërbejnë për të shmangur taksat dhe gjobat e tejkalimit të afatit të përdorimit të mjeteve më targa të huaja dhe targimin e plotësimin e tyre me lejet shqiptare tq qarkullimit. Për këtë "ndihmë" efektivët e arrestuar merrnin 100 euro rryshfet qëndrimit. Urdhrat nuk ishin ekzekutuar për shkak të shmangies së tyre nga hetimi, fakt për të cilin ishin shpallur në kërkim.
Ish-efektivët e arrestuar nga SHKB dhe detyrat që kanë realizuar
Fatos Ahmati, me gradën Komisar, me detyrë ish-Shef i Stacionit të Policisë Kufitare Shishtavec, me masë të sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim kompjuterik” parashikuar nga neni 186/a të Kodit Penal.
Petrit Dauti, me gradën N/Komisar, me detyrë Përgjegjës Turni në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, me masë të sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim kompjuterik” parashikuar nga neni 186/a të Kodit Penal.
Behar Dida, me gradë K/Inspektuar, me detyrë ish-Ndihmës specialist/Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, akuzuar për veprën penale “Falsifikim kompjuterik” parashikuar nga neni 186/a të Kodit Penal.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com