Kukës, studentja hidhet nga
kati III i drejtorisë së policisë

Kukës, studentja hidhet nga<br />kati III i drejtorisë së policisë
TIRANE- Një studente e vitit të dytë, dega infiermeri në Universitetin e Kukësit, është hedhur nga dritarja e katit të tretë të godinës së drejtorisë së policisë së Kukësit.
 
Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë dhe sipas policia e reja kreu veprimin në kushtet e një depresioni. Menjëherë 20 vjeçarja, e identifikuar me inicialet A.C, banuese në Tropojë është dërguar në spitalin e qytetit ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Mjekët thonë se vajza është jashtë rrezikut për jetën.

I ATI DENONCOI RREMBIMIN E SAJ
Një ditë më parë i ati kishte denoncuar në polici se i kishin rrëmbyer vajzën. Pas kërkimeve policia gjeti 20 vjeçaren në Kukës dhe më pas e shoqëroi në ambientet e drejtorisë së policisë për të marrë dëshminë. Policia thotë se dëshmia është marrë nga 2 punonjës policie, me atributet e oficerit të policisë gjyqësore dhe ne prani të një psikologeje dhe dajës së studentes

“Të gjitha veprimet e mësipërme janë bërë me miratimin e prokurorit.”- saktëson njoftimi i policisë së Kukësit duke sqaruar se pas përfundimit të veprimeve dokumentare, 20 vjeçarja rreth orës 12: 50 minuta të ditës së sotme  në një moment depresioni është afruar tek dritarja e zyrës që ndodhet në katin e tretë të godinës dhe është hedhur. Aktualisht, vajza është jashtë rrezikut për jeten.

Policia thotë se ndaj dy punonjësve të policisë, që punuan për marrjen e deklarimit të dëshmisë, është marrë masa e pezullimit deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejshme.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin