KUKES - Një telefonatë ka alarmuar policinë spitalin e Kukësit, duke lënë në ankth për 3 orë dhe banorët e Kalimashit. Telefonata e mbërritur në spitalin e Kukësit në orën  12:00 ka njoftuar për shembjen e një galerie të braktisur në minierën e Kalimashit,dhe se dherat mund të kenë zënë poshtë një minatgor. Telefonata informonte se mund të kishte dhe persona të plagosur. Menjëherë një ambulancë, forca të policisë por dhe një grup  hetimor janë nisur drejt galerive në faqen e malit Keqel dhe kanë nisur verifikimet.

Në ndihmë kanë shkuar dhe banorët e zonës, por pas 3 orësh ka rezultuar se nuk kishte pasur asnjë shembje dhe se telefonata ishte e rreme.

Policia nis hetimet për të zbuluar autorët e telefonatës që alarmoi policinë por dhe gjithë banorët e zonës.

(sg/shqiptarja.com)