KUKËS-Një 58 vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës, pasi goditi me grusht një punonjës të doganës.
Sipas policisë dyshohet se 58 vjeçari me inicialet A.K, e ka goditur doganierin për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ndërsa është arrestuar më pas nga policia.
‘Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e shtetasit A. K. u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.