Kukës, thyhen natën zyrat e institucioneve, policia: Vandalizëm (VIDEO)

Disa institucione rajonale në Kukës janë thyer gjatë natës së 18 nëntorit në rrethana ende të pashpjegueshme. Nga të dhënat rezulton se janë dëmtuar dyer e orendi të tjera të 4 zyrave. Sipas policisë janë vjedhur me thyerje 2 laptopë dhe 1 telefon celularë.

Fatmirësisht keqbërësit nuk kanë vjedhur apo dëmtuar kompjuterat në të cilën ruhen dokumentet zyrtare të katër zyrave, IKMT, Shërbimit të Provës, Entit Kombëtar të Banesave dhe Agjencisë së Pronave Publike. Nuk dihen arsyet e dhunimit të zyrave. Një nga dyshimet që ngre policia është për akt vandalizmi. Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një nga zyrat e grabitura me thyerje në institucionet e Kukësit

Materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës. Zyrat e 4 institucioneve të thyera ndodhen në një ndërtese e cila nuk është aspak e sigurt dhe më e keqja hyrja e saj nuk ka dyer. Në ndërtesën katër katërshe janë edhe disa institucione të tjera të rëndësishme të cilat nuk kanë asnjë parameter të sigurisë me dyer të vjetra e të amortizuara.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasani: 20/11/2018 18:15

    Jane provikime nga Sherbimi Sekret Serb dhe mendoj di kete trazira edhe në kete qytet te skajit verior te vendit. Pretendimet Territoriale skane fund as në veri por nuk dihet se nga kush? Çfarë po ndodh në Ballkan ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025