KUKES - Gjykata e Kukësit dha sot masën e sigurisë "arrest me burg" për Avdi Laçin, i cili akuzohet se tre ditë më parë vrau të atin, 74 vjeçarin Sali Laçi. Ndërsa u la i lirë, për mungesë provash, djali tjetër, Vexhi Laçi.
Gjatë seancës së mbajtur në Gjykatën e rrethit, autori nuk ka paraqitur motive bindëse që e kanë shtyrë drejt krimit. Pyetjes së prokurorëve se përse qëlloi me pistoletë drejt babait të tij ai ju përgjigj “nuk na jepte bukë për të ngrënë".
Prokurorët por edhe trupi gjykues kanë ngritur dyshime për gjendjen e tij psikike pasi gjatë marrjes në pyetje përgjigjet kanë qenë të vonuara në kohë. 34 vjeçari ka treguar edhe shenja të lodhjes dhe mungesë të kujtesës duke e arsyetuar me dhimbje të vazhdueshme të kokës.
Avokatja e të akuzuarit ka kërkuar një akt ekspertimi të gjendjes psikike të tij. Nëna e Avdi Laçit por edhe vet autori në momentet e para pas arrestimit pranuan se shkak i vrasjes ishte një konflikt për pronën.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasja më 16 tetor, vrau të atin e më pas u largua